Millatoviç zgjidhet president i Malit të Zi: Pritëm 30 vjet, do e çojmë vendin drejt BE-së

Millatoviç zgjidhet president i Malit të Zi: Pritëm 30 vjet, do e çojmë vendin drejt BE-së

Ish-ministri i Ekonomisë në Malin e Zi, Jakov Milatoviç, shpalli fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale ndaj presidentit aktual, Milo Gjukanoviç.

Me një rezultat të thellë me  60% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve, ish-ministri i ekonomisë ka mundur presidentin aktual Gjukanovic.

 Milatovic, 37 vjeç, i arsimuar në Perëndim, nënkryetari i lëvizjes “Evropa Tani”, bëri fushatë me zotimet e frenimit të korrupsionit, përmirësimit të standardeve të jetesës dhe forcimit të lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe me Serbinë.

Sonte është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet. Ju uroj një fitore të lumtur.

Brenda pesë viteve të ardhshme, ne do ta udhëheqim Malin e Zi në Bashkimin Evropian. 

I pari që i uroi fitoren ishte kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç i cili u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se tashmë malin e zi e pret një e ardhme e ndritur.

 Jakov Milatoviç, është kandidati i lëvizjes “Evropa tani”, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar.

Në programin e tij ai ka theksuar se dëshiron që Mali i Zi të anëtarësohet në BE, megjithëse disa nga partitë që e kanë mbështetur kandidaturën e tij janë pro-ruse.

Gjukanoviç, 61 vjeç, ka dominuar Malin e Zi si president apo kryeministër për 33 vjet që nga fillimi i kolapsit të federatës jugosllave të gjashtë republikave tashmë të zhdukur.

Ai pranoi humbjen ndaj Milatoviçit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Malin e Zi pritet të shpallë rezultatet zyrtare për përfundimin e procedurave të ankimimit në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy