Debate në grupi parlamentar të PD, Basha e cilëson fitore të opozitës zbatimin e Dekriminalizimit

Debate në grupi parlamentar të PD, Basha e cilëson fitore të opozitës zbatimin e Dekriminalizimit

Në mbledhjen e grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, Reforma Zgjedhore ka qenë diskutimi kryesor, e cila ka sjell edhe debate mes kryetarit Bashe dhe disa deputetëve.

Astrit Patozi ka deklaruar se pavarësisht skenarëve të mazhorancës, opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje.

“Pavarësisht çdo skenari nga maxhoranca, ne duhet të shkojmë në zgjedhje. Asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi se sa zgjedhjet. Ky është shqetësim real, duhet ta kishim pasur çështje të parë. Duhet të organizojmë strukturat në bazë dhe të ngremë ekipin e fushatës elektorale”, deklaroi Patozi.

Por për këtë e ka pranuar edhe vetë kryetari Basha.” Jam dakord me Patozin, zgjedhjet më të rëndësishme. Është e vërtetë që jemi të vonuar”.

Edhe deputeti tjetër Genc Ruli, ka ngritur si shqetësim vonesën në kryerjen e reformës, tashmë kur data e zgjedhjeve të përgjithshme dekretuar.

“Nuk është përgjegjësi vetëm e maxhorancës. Duhet të ishte në krye të axhendës prej 3 vitesh” deklaroi Ruli.

Por Basha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit, dheksoi se dekriminalizimi po i jep frytet e para. Kjo deklarat e kryedemokratit vejn pas akuzave të prokurorisë për dy deputet dhe kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi.

Basha tha se prej dy vitesh kjo ka qenë beteja e opozitës dhe sot me kokën lart para qytetarëve shqiptarë, po bëhet ndarja e kriminelëve nga politika, sot Dekriminalizimi po jep frytet, sidomos për simbolit të kriminalizimit, Elvis Roshit. 

Ndërkohë, Basha tha se tashmë sfida e radhës është Reforma Zgjedhore, për të garantuar zgjedhje të lira e ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy