1 vit nga prangosja e Metës/ Xhixho: Hakmarrje politike, arrestimi i tij u përdor si mesazh

1 vit nga prangosja e Metës/ Xhixho: Hakmarrje politike, arrestimi i tij u përdor si mesazh

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një vjetorin e ish-Presidentit Ilir Meta, thotë se një ngjarje e tillë është njollë turpi për vendin tonë.

Duke folur për “MCN Live”, Xhixho u shpreh se në Shqipëri, kemi drejtësi që funksionon me represion, dhunë, propagandë, show dhe gjithçka bëhet për hakmarrje politike dhe për t’u dhënë një shembull se çfarë mund të ndodhë me qytetarët e thjeshtë.

Është ngjarja më e rëndë që turpëron Shqipërinë, për vetë mënyrën e arrestimit banditesk, rrëmbim në mes të rrugës, në mes të ditës, pa i treguar vendimin e gjykatës, pa i lejuar të flasë me avokatin. Është një njollë turpi për të gjithë ne. 

Ka një raport të Avokatit të Popullit që rendit gjithë shkeljet ligjore në rastin e zotit Meta. Është rasti më flagrant se si SPAK u përdor si armë politike për të goditur kundërshtarin. 

Ishte pa funksione publike për të rrezikuar provat dhe vijmë pas një viti që ke përfunduar hetimet, i ke çuar në gjykatë, është një person që nuk ka mundësi të prishë asnjë provë, ke një dosje pa fakte dhe prova penale që mund ta rëndonin dhe e mban ende në izolim ekstrem.

 Këtu kemi drejtësi që funksionon me represion, dhunë, propagandë, show. Duhet hetim i plotë i kësaj ngjarje dhe përgjegjësit të dalin para përgjegjësisë. 

Është një hakmarrje totalisht politike nga Edi Rama. Rastit i zotit Meta ishte një shembull se kur ia bëjmë ish-Presidentit, ish-kryetarit të kuvendit, ish-ministrit këtë gjë, imagjino çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë. 

Arrestimi u regjistrua dhe u shpërnda në kohë rekord, dosja doli në kohë rekord. Gjithçka u bë me regji, polica me kapuçë. 

Gjithë kjo skenë ishte mesazh i qartë, kur ia bëmë Ilir Metës këtë, priteni se do iu vijë në derë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy