Thirrja e protestës së rradhës së opozitës më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë zbresin liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor për kryedemokratin Sali Berisha nuk është provokim.
Opozita është e bindur se protesta e 6 dhjetorit do t’i tregojë Europës fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës. Pjesë e këtij regjimi sipas kandidatëve demokratë për primaret është edhe kryebashkiaku Veliaj.



