Kryemadhi thirrje qytetarëve: Në prill çojeni Ramën në shtëpi

Kryemadhi thirrje qytetarëve: Në prill çojeni Ramën në shtëpi

Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shkruar sot në rrjete sociale, se pas viteve të fundit qeverisje të gjithën në një dorë të vetme, Rama e ka çuar vendin në drejtimin e gabuar.

Kryemadhi thotë se sot ka më pak punë dhe më shumë emigracion drejt vendeve të BE.

"Në katër vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij, për të qeverisur si të dinte më mirë ai. Sot ka më pak punë, më shumë emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar".

Drejtuesja e LSI shton se shqiptarët nuk mund të humbasin më kohë dhe duhet ta dërgojnë në shtëpi Ramën më 25 prill.

"Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë. Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë", përfundon Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy