Kryemadhi ashpërson tonet ndaj Ramës: Është pronë e drogës dhe e krimit

Kryemadhi ashpërson tonet ndaj Ramës: Është pronë e drogës dhe e krimit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur me tone të ashpra për situatën në vend, duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama. Nga Konventa Kombëtare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Kryemadhi akuzoi kreun e Qeverisë se me politikat e tij po varfëron shqiptarët dhe po kërrus Shqipërinë.

“Sot jemi në një udhëkryq midis të ardhmes të ardhmes dhe shpërbërjes, Shqipëria po mblidhet nga hallet që po e kërruset çdo ditë. Shqiptarët po varfërohen çdo ditë dhe më shumë. Po kërruset nga një grup njerëzish. I them këto fjalë pasi ndjej dhimbje, revoltë dhe përgjegjësi. Misioni im është t’ju udhëheq juve së bashku me Klajdën, Irisin etj. Ky mision bëhet i mundur me bashkëpunimin e të gjithëve. Ta shpëtojmë rininë tonë e cila po ikën çdo ditë e më shumë. Ta shpëtojmë edhe kryeministrin e rënë. Me paratë e tyre blejnë institucione dhe vota, blejnë ndërkombëtarët, por harron se Edi Rama është pronë e drogës, krimit, makthit të tij. Ky njeri nuk mund të zhdukë fobitë e tij për të larguar shqiptarët. Ky njeri nuk mund t’i shpërndajë shqiptarët”, u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy