
Gazetari Neritan Sejamini nga studion e ‘Të Paekspozuarit’ deklaroi se në PD të gjithë po mundohen të bëjnë një parti duke përdorur hiletë në kurriz të partisë.
Ai tha se shteti po cakton opozitën dhe ajo që duhet të ndodh është fakti që nëse shumica mbështet opozitën, atëherë nëse shohin që Rama vjedh votën duhet të jenë ata që ngrihen.
Pushteti që ka Rama sot duket i fuqishëm por mund të shkatërrohet dhe brenda 24 orëve. Çfarë mendon se nuk duan Bardhi dhe Tabaku të bëjnë një parti? Ata janë duke e bërë partinë por të gjithë po bëjnë me hile për karrierën e tyre në kurriz të PD. Dhe Berisha këtë ndoshta po bën, por në dallim nga të tjerët ai ka dhe shumicën me vete. Ky është një projekt, asnjëri prej tyre s’do ishin këtu nëse s’do ishte mbështesja e hapur e Edi Ramës. Përshembull parlamenti nuk merr asnjë vendim, si merr në konsideratë. Po flasim për rolin e shtetit, po flasim që shteti po cakton opozitën. Opozita nuk merr armët, por çështja është e thjeshtë nëse shumica mbështet opozitën dhe u vidhet vota, duhet të ngrihen qytetarët.



