Komisioni për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale miratoi projektligjin për sistemin shëndetësor, që i hap rrugë mjekëve ta ushtrojnë profesionin e tyre edhe privatisht. Sipas opozitës, ky ligj është i cunguar dhe nuk mund të mbulojë të gjithë nevojat me të cilat përballet sistemi spitalor.



