
Ashtu siç pritej, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dolën duarbosh nga Brukseli, pasi hapja e negociatave u bllokua nga Bullgaria.
Dukshëm i pakënaqur nga përfundimet e samitit kryeministri Rama nuk i kurseu kritikat si ndaj Bullgarisë, por edhe politikës së zgjerimit që po ndjek Brukseli.



