
Ministria e Drejtësisë do të ngrejë një grup inspektim të posaçëm për të verifikuar lejet e ndërtimit. Sipas ministrit Ulsi Manja, problematikat shfaqen kryesisht në bashkitë bregdetare.
Ai tha se në Bashkinë e Durrësit ka konstatuar lëshime lejesh legalizimesh pa respektuar ligjin. Po ashtu ai përmendi rastin e një doganieri në Korçë, i cili ka falsifikuar diplomën e shkollës.
Gjithashtu theksoi se problematike është situata e ripërtëritjes së lejeve të ndërtimit nga Gjykatat. Sipas tij, nuk duhet të ripërtërirë këto leje, pasi dhe dinamikat kanë ndryshuar nga dhënia e lejes në afatin e parë.
"Konstatojmë një seri problematikash që meritojnë vëmendje të menjëhershme të bashkive. Jemi duke trajtuar disa raste abuzime të rifreskimit të lejeve zhvillimore në bashkitë bregdetare dhe nëse do konstatojmë shkelje të ligjit për planifikimin e territorit nuk do hezitojmë të kallëzojmë penalisht personat përgjegjës.
Bashkitë duhet të ndërpresin menjëherë dhe të mos zgjasin lejet e ndërtimit të dhëna shumë kohë më parë dhe që nuk janë përmbushur brenda afateve të përcaktuara. Duke marrë kompetenca ekskluzive të kryetarëve të bashkive kanë rivendosur në afat leje ndërtimi të pazhvilluar atë dhëna që nga viti 2005. Do vë në lëvizje inspektorin e lartë të drejtësisë për çdo vendimmarrje të paligjshme. Nuk do hezitojmë të denoncojmë çdo zyrtar që ka vepruar në kundërshtim me ligjin, Janë disa raste që po hetohen.
Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës. Një nëpunës është bërë pjesë përmes dokumenteve shkollore të falsifikuara. Përveç doganierit ne kemi denoncuar edhe noterin, për të cilin kemi kërkuar edhe hetimin disiplinor. Rasti i fundit ka të bëjë me drejtorinë er DSHTRR, që ka të bëjë me ryshfetin direkt në sportel.



