Arben Imami është pyetur nga paneli i të ftuarve në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV pse nuk kandidoi për kreun e Partisë Demokratike pasi siç ata e cilësuan është një figurë me peshë të madhe në PD duke krahasuar edhe me kandidatët pjesëmarrës.
Gjatë fjalës së tij Imami duke iu shmangur drejtpërdrejt kësaj pyetje deklaroi se gara ishte serioze dhe se sipas tij u bë zgjedhja më e mirë në kushtet ku ndodheshin.
“Ne bëmë një zgjedhje meqë ishte e konsultuar. Bëmë zgjedhjen më të mirë në kushtet ku ndodheshim. Zonja Harxhi është një njeri serioze dhe 4 vjet ka bërë një lufte serioze. Kishte avantazhin që ishte grua. Cila ishte racionalja që ne vendosëm ishte një kandidaturë serioze. Ne u futëm fortë. Më falni që ju kam zhgënjyer. Kjo është të shmangësh bisedën nga thelbi. Pse hyri ky dhe jo ky. Gara ishte serioze. Angazhimi për garën ishte serioz. Garë për dy javë nuk ka. Zonjës Harxhi në këtë kuptim ju mohua gara”, tha Imami.



