Kushtetuesja pezullon marrëveshjen për emigrantët/ Krashi: Jemi të detyruar të tërhiqemi

Kushtetuesja pezullon marrëveshjen për emigrantët/ Krashi: Jemi të detyruar të tërhiqemi

Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë ratifikimin për marrëveshjen e refugjatëve me Italinë në Kuvend. Padia e bërë nga 30 deputetë të opozitës do të shqyrtohet më 18 janar.

Lidhur me këtë, në MCN Live deputeti i PS-së Lavdrim Krashi u shpreh se nuk mund tëkomentoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se nëse ajo e sheh të arsyeshme për ti thënë atëherë tërheqja është detyrim.

E para s’ka asnjë ligj apo projektligj që duhet të biem dakord të gjithë. Ajo që them unë është se vendimet e gjyaktës kushtuese e cila vendosi dje që duhet ta shqyrtojë më në detaje këtë marrëveshje dhe kjo s’do të thotë se marrëveshja ka ndjekur procedurat parlamentare në Shqipëri.

Ajo është si marrëveshjet e tjera dhe kjo nuk është thjesht një negociatë e Ramës me Meloni, por janë disa institucione që kanë diskutuar që në pranverën e këtij viti. kushtetuesja e ka pezulluar çka do të thotë që pa u shprehur ajo, parlamenti s’ka të drejtë ta shqyrtojë. Nëse gjykata kushtetuese gjykon se një marrëveshje e tillë është anti-kushteteuse jemi të detyruar të vetë-tërhiqemi. Do të presim datën 18 janar për tu përgjigjur.

I pyetur nëse ka frymë kundërshtuese në Partinë Socialiste, Krashi tha se unë këtu flas në pozitat e një deputeti dhe për mua as kryeministri apo kryetrari i partisë janë njerëz të respektueshëm por nuk do të thotë se janë të pagabueshëm.

Patjetër që në PS ka kundërshti, ka frymë, kundërshtimi është gjëja më normale, por ajo që do thosha është në relacion me marrëveshjen. Do kisha dashur që marrëveshja të ishte diskutuar më shumë dhe në komisione, por ne afërsisht të gjitha ligjet i bëjmë me procedurë të përshpejtuar.

Ne i kalojmë me një votim. Unë jam në gjendje të them kush janë të mirat dhe të metat e marrëveshjes, por sot jemi para një situate ku kushtetuesja ka thënë stop se me këtë punë do merrem unë. Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësuesit e dy qeverive, për mua është zhvillim politik që kushtetuesja e ka pezulluar se kjo do i japë kohë si politikës ashtu dhe medias për ta diskutuar dhe më shumë në detaje për të parë nga anon peshorja.

Ndërsa pyetjes nëse kanë frikë socialistët për përballjen me SPAK, Krashi u shpreh se SPAK është organi më i dashur sot për sot në Shqipëri dhe nëse ka njerëz pavarësisht se cilës parti politike i përkasin të gjithë duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë.

Shyqyr që më në fund erdhi dita që drejtësia nuk kontrollohet më nga parti politike. Politika shqiptare është ajo që e ka shkatërruar sistemin e drejtësisë jo një parti e veçantë, por të gjithë bashkë. Ajo që refuzoj të bëj është të komentoj dhe gjykoj vendimet e organeve të drejtësisë. SPAK është krejtësisht i pavarur, buxheti që ai ka nevojë kushdo parti të jetë në pushtet e ka për detyrë ta miratojë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy