Spiropali përjashtohet nga PS/ Ish-ministrja nuk ishte prezente,  Braçe e Çuçi abstenojnë

Spiropali përjashtohet nga PS/ Ish-ministrja nuk ishte prezente, Braçe e Çuçi abstenojnë

Elisa Spiropali është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Vendimi është marrë këtë të martë, gjatë mbledhjes së grupit, ku kërkesa është hedhur në votim. 

 

Kundër këtij vendimi nuk ka votuar askush, ndërsa deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar.

 

Spiropali nuk ka qenë e pranishme në mbledhje, ndërsa deri më tani nuk është bërë publik asnjë arsyetim zyrtar për përjashtimin e saj. Me këtë vendim, numri i mandateve të PS-së në Kuvend zbret në 81.

 

Ky është zhvillimi i radhës në përplasjen mes Spiropalit dhe drejtimit të Partisë Socialiste. Më 14 nëntor, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ish-ministrja e Jashtme u përjashtua nga të gjitha forumet drejtuese të partisë.

 

Vendimi i sotëm vjen vetëm pak javë pas letrës publike që Spiropali i drejtoi kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës i kërkoi hapjen e diskutimeve dhe debatit brenda Partisë Socialiste. Deri më tani, ajo nuk ka reaguar publikisht për përjashtimin nga grupi parlamentar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy