Majko takon Ivica Daçiç dhe këshilltarin amerikan për Sigurinë në Uashington

Majko takon Ivica Daçiç dhe këshilltarin amerikan për Sigurinë në Uashington

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi një takim në Uashington me Këshilltarin amerikan për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster.

Ministri Majko ndodhet në Shtetet e Bashkuara në një vizitë disa ditore, ku mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.

Mëngjesin e së enjtes, Majko mori pjesë edhe në aktivitetin e përvitshëm të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington, i organizuar nga Kongresi i SHBA. I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti amerikan Donald Trump, ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, kongresmeni Robert Aderholt dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy