Sitiuata në veri/ Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

Sitiuata në veri/ Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

Zëvendës Ndihmës-Sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ka shtuar se nuk e mbështesin aspak “kërkesën” e Serbisë për zbarkimin e 1000 trupave në Kosovë.

Ai shtoi se ShBA-ja nuk e mbështet fare një kërkesë të tillë dhe se si çdoherë do të jetë garante për Kosovën.

I pyetur se çfarë pret nga shtyrja e zgjedhjeve në pjesën veriore të Kosovës, ai theksoi se fillimisht duhet të nisin me urgjencë diskutimet për normalizim dhe se “deri në prill veçse t’i kemi të nisura diskutimet për Asociacionin”.

Madje, ai potencoi se nëse nuk e merr inciativën Qeveria, SHBA-të mund të zhvillojnë diskutime me “partnerë alternativë”.

Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës.

Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit.

Këtë deklaratë e shpërndau menjëherë edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinës përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Ndryshe, Escobar dhe Miroslav Lajçak, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, kanë nisur takimim me kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë për të folur mbi situatën aktuale në pjesën veriore të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy