Avokati Spartak Ngjela tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në studion e MCN Live se Meta qëndron në një strukturë me xham dhe jo në një kafaz.
Sipas Ngjelës, SPAK-u nuk po e keqtrajton Metën.
Kafazi mbahet për dy arsye, ai ku qëndron Meta është masiv i xhamtë. Kafazi mbahet për dy arsye, ose në qoftë se ai është njeri i rëndësishëm dhe kanë frikë se e godasin, ose se mund të arratiset me ndihmën e ekipeve që ka. Këto janë dy arsyet, se cila është ta zgjidhin ta tjerët.
Ka komunikim me mikrofon, nuk e ndalon komunikimin me avokatët. Helsinki është kundër kafazit.
Nuk ka mundësi që SPAK ka degraduar deri këtu sa keqtrajton një të pandehur. Nuk e drejtojmë ne SPAK-un. Nuk duhet ngatërruar e vërteta me mbrojtjen e avokatëve.



