Bylykbashi: Komisionet online videokraci e Ramës, jemi aty për të siguruar transparencë

Bylykbashi: Komisionet online videokraci e Ramës, jemi aty për të siguruar transparencë

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, pasi doli nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, tha se sot iu mohua e drejta e fjalës në kundërshtim me kushtetutën. Bylykbashi tha se kjo është përpjekje e Ramës që t’i ndalojë, por ato nuk do t’a lejojnë që të kontrollojë këtë shtet më çdo qelizë.

Sot ishte mbledhja e parë e një komisioni të Parlamentit për t’u konstituuar dhe sot ishte prova e parë që Edi  Rama ka vendosur videokraci. Ai do të qeverisë nëpërmjet mjetesh të cilat mohojnë demokracinë.  Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, pjesëmarrja në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe iu mohua e drejta e fjalës. Është qartazi mënyrë për të hequr totalisht transparencën që iu duhet qytetarëve për të kuptuar kush janë aferat korruptive që Edi Rama i kthen në ligj. Ne jemi këtu që kjo të mos lejohet. Ne do të vazhdojmë të respektojmë Kushtetutën me mandatin që na ka dhënë populli, për t’i përfaqësuar ata siç përcakton Kushtetuta dhe Rregullorja. Do të garantojmë transparencën mbi çdo shkelje që sjell Edi Rama për t’i vënë vulën nga ky Parlament ilegjitim.

I pyetur nëse nuk ju jepet fjala, a quhet një “bojkot” Bylykbashi sqaroi se ata ishim prezent në mbledhjen e Komisionit dhe bojkoti nuk mund të jetë kurrë një vendim i Edi Ramës.

Ne jemi për të kundërshtuar. Ky është problemi që duhet të merret media dhe duhet ta nxjerrë me transparencë të plotë. Mazhoranca, Edi Rama po i mohon opozitës që të marrë pjesë dhe të kundërshtojë në Parlament të gjitha aferat që ai përpiqet t’i kthejë në Ligj dhe në këtë mënyrë të zhvasë shqiptarët ditë për ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy