Çani: Mosdorëheqja e Bashës një telenovelë, na duhet një personazh që të na bëjë të qeshim

Çani: Mosdorëheqja e Bashës një telenovelë, na duhet një personazh që të na bëjë të qeshim

Për gazetarin Arjan Çani, largimi ose jo i Lulzim Bashës, nuk është më rëndësi për momentin.

Sipas Çanit, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi në MNC TV, Basha duhet të kishte ikur me kohë, porse tani ai ka tërë arsye e botës për të qëndruar me mbi 30 deputetët e tij legjitim në Kuvend.

Për Çanin, largimi i tij ose jo është kthyer në telenovelë, dhe se na duhet një personazh që na bën për të qeshur.

Basha duhet të kishte ikur me kohë, ska të bëj po doli i treti, këtu nuk shtrohet më problemi a do ki Basha apo jo, nuk ka rëndësi fare këto zgjedhje, Basha duhet të rrijë atje, mos largimi tij është kthyer në telenovelë, duhet një personazh të na bëjë të qeshim, hipokrizi totale.

Mos pritni dorëheqje nga askush, Basha më në fund është legjitim përballë të vetëve, ju thotë njerëzve më në fund jam vetëm, marr vendime vetë, ai ka mbi 30 deputetë, nuk ka përfunduar akoma si Fatmir Mediu. Për momentin ai e ka tërë të drejtën e botës, atëherë ne do të jemi në gjendje të themi u fundos, për momentin mund të bëhet qesharak, por se ku do të vejë, s’ka ku vete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy