Rama me distributorin e Sinovac: Diskutuam për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri

Rama me distributorin e Sinovac: Diskutuam për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama teksa ndodhet për një vizitë në Turqi, ka zhvilluar një takim edhe me sipërmarrësin e vaksinave Canturk Alagoz.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Rama krah fotos të publikuar falenderon sipërmarrësin e njohur për vaksinat e dhuruara për vendin, si dhe shtoi, se u diskutua për hapjen e një filiali fabrike të vaksinave Sinovac në Shqipëri.

I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike…Të shohim”, shkruan Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy