
Lëvizja Vetëvendosja me qendër në Tiranë, ka mbajtur sot mbledhjen e saj në të cilën ishte i pranishëm edhe kryetari i VV dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti.
Siç merret vesh, në këtë takim, Kurti ka diskutuar me disa prej aktivistëve të Qendrës përkitazi me vizitën e tij në Tiranë, si dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë në prag të formimit të qeverisë së re.
“Sot patëm të ftuar nderi në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti. Ai mbajti një diskutim me disa prej aktivistëve të Qendrës duke folur edhe për vizitën në Tiranë dhe zhvillimet në Kosovë në prag të formimit të qeverisë së re”, thuhet në njoftimin e Lëvizjës Vetëvendosje.



