Nishani për Foltoren: Sot vijon lëvizja historike për ndryshim

Nishani për Foltoren: Sot vijon lëvizja historike për ndryshim

Ish-presidenti Bujar Nishani ka konfirmuar se sot do t’i bashkohet “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha në Librazhd.

 Në një postim në rrjetet sociale, Nishani thekson se sot vijon Lëvizja historike për ndryshim.

Ai shprehet i bindur se Partia Demokratike do të rikthehet tek vlerat e saj dhe forca drejt pushtetit.

 “Të nderuar miq, sot pasdite do t’ju bashkohem demokrateve dhe demokratëve të Librazhdit në takimin e Lëvizjes për shpëtimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

 Foltorja e z. Berisha sot në Librazhd do të bashkojë të gjitha gjeneratat e identitetit, historisë dhe të ardhmes së PD në atë krahinë. Demokratët e Librazhdit dhe zonës përreth kanë qenë këto 8 vite të shkuara, pjesa më e diskriminuar, më e dhunuar, më e fyer nga regjimi më i egër anti PD, që tashmë ka marrë peng edhe Selinë e Partisë tonë, duke tentuar poshtërimin e kësaj partie për të projektuar opozitën e përjetshme për demokratët.

 Sot vijon Lëvizja historike për ndryshim !
Partia Demokratike do të rikthehet tek vlerat e saja dhe forca drejt pushtetit e këtë mundet ta realizojnë vetëm demokratët e vërtetë, demokratët e bazës, të cilët as blihen nga kusarët e pushtetit e as friken nga sharlatanët pengje të aferave me pushtetin.”-
shkruan Nishani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy