
Partia Demokratike me në krye Sali Berishën duket se ato që kanë deklaruar vazhdimisht për zgjedhjet e 14 majit 2023 duke i konsideruar si zgjedhje jodemokratike tashmë i kanë hedhur të gjitha në një libër për lexuesit.
Me titull “The elektoral farce of may 14, 2023 in Albania”, libri vjen në anglisht, ndërsa PD bën me dije se gjithçka ka ardhur pas një pune intensive mes ekspertësh, ligjit dhe medias.
Promovimi i “librit të zi të zgjedhjeve’ do të bëhet të mërkurën më 6 shtator në orën 11:00.
Partia Demokratike, nën kujdesin e kryetarit, Prof.Dr.Sali Berisha, pas një pune intensive të një grupi ekspertësh ligjit dhe medias, ka finalizuar databazën e manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit 2023, të cilën e përmbledhur në një libër në anglisht.



