Rama: Nuk zhvendosemi nga bashkësia euroatlantike, Kurti e ka derën e hapur në Shqipëri

Rama: Nuk zhvendosemi nga bashkësia euroatlantike, Kurti e ka derën e hapur në Shqipëri

Në konferencën për mediat, Kryeminitri Edi Rama është shprehur se Shqipëria nuk zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike, as për Kosovën. “Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, nuk ka asnjë shans që të zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike, ne mendojmë 100% njësoj sikurse mendojnë aleatët tanë. Ne si vend jemi 100% kundër mënyrës si po veprohet në Kosovë. Marrëdhëniet e Shqipërisë me bashkësinë euratlantike dhe pozicionin që Shqipëria ka fituar në këtë bashkësi nuk e vë do në diskutim askush dhe për asnjë arsye, aq më pak në një situatë ku Kosova po kërcënohet nga arsyeja e mosarsyes dhe një vendim i gabuar strategjik. Kosova po hyn në një kurs përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike” tha Rama. Ai shtoi se bashkësia euroatalantike mund të vendosë që Kryeministri i Kosovës nuk pritet më në asnjë derë, por derën në Shqipëri e ka të hapur. “Me qeverinë e Kosovës, ne kemi marrëdhënie krejtësisht normale. Bëjmë punë rregullisht me qeverinë e Kosovës. Nuk kemi të njëjtin opinion dhe pozicion në këtë çështje. Tani nuk është më çështja që nuk kemi ne të njëjtin opinion, tani është çështja që ka një kurs përplasje, jo me ne sepse bashkësia euroatalantike mund të vendosë që Kryeministri i Kosovës nuk pritet më në asnjë derë, derën në Shqipëri e ka të hapur, pavarësisht se ne jemi pjesë e asaj bashkësie dhe i themi asaj bashkësie “jo, na falni, ne nuk e zbatojmë për shembull”. Por nuk jemi ne këtu. Ne thjesht dhe vetëm shikojmë dhe tmerrohemi nga kjo miopi, është diçka që nuk e kuptoj dhe arsyeja pse unë kërkova për takimin nesër për të pasur një diskutim shterrues lidhur me këto pozicione. Nëse ai i ndan me mua disa informacione dhe më thotë që këtu është një rrezik, unë jam i gatshëm që të kthehem tek bashkësia euroatlanike dhe duhet marrë seriozisht. Shikoj vetëm dëme për kombin shqiptar nëse shqiptarët në Kosovë i tregojnë bashkësisë euroatlanike që nuk dimë të bashkëpunojmë me ju. Ky është shqetësimi”, u shpreh Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy