
Partia Demokratike do të ndryshojë mënyrën sesi i ka përzgjedhur deri tani kandidatët për deputetë. Kryetari Lulzim Basha tha se së shpejti në radhët e demokratëve do të organizohen zgjedhjet primare, sipas modelit amerikan.
Deklarata e Bashës erdhi pas një takimi që ai pati paraditen e sotme në selinë blu me zv.ambasadoren amerikane.
“Dy ditë jashtëzakonisht të suksesshme me përfaqësues të institutit amerikan republikan. Kam vendosur të sjell standardet e demokracisë Perëndimore. Me modelin që ne do të ofrojmë deputetët e ardhshëm të PD, kandidatët e ardhshëm të PD për deputetë do të zgjidhen nëpërmjet parimit një anëtar, një vote. Ky është modeli që unë ofroj dhe PD e ka në statutin e saj. Shumë shpejt do nisim hapat për të organizuar primaret brenda PD-së”, tha ai.



