
Kryeministri Edi Rama pritet të jetë të premten në Vlorë, ku do të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në kuadër të 35-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.
Megjithatë, më shumë se një aktivitet për përvjetorin e PS-së, vizita e Ramës në Vlorë shihet si një antimiting ndaj protestave që po zhvillohen prej ditësh kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.
Në media janë publikuar mesazhe drejtuar drejtuesve të strukturave të Partisë Socialiste në Vlorë, ku u kërkohet mobilizim dhe pjesëmarrje në takimin me Kryeministrin, si dhe përgatitja e listave me emrat, mbiemrat dhe numrat e telefonit të çdo pjesëmarrësi. Sipas këtyre mesazheve, kërkohet listë-prezenca me të dhënat e detajuara, me argumentin se pjesëmarrësit do të kontaktohen më pas nga selia për konfirmim.
Kjo situatë është konsideruar si një formë presioni ndaj administratës dhe strukturave të Partisë Socialiste për të siguruar pjesëmarrje sa më të lartë në aktivitetin e Kryeministrit.



