Refuzimi për interpelancën, Bardhi: Po e shndërrojnë Parlamentin në dyqan personal të Zotos dhe Mërtirit

Refuzimi për interpelancën, Bardhi: Po e shndërrojnë Parlamentin në dyqan personal të Zotos dhe Mërtirit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve e cila rrëzoi kërkesën e PD për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me aferën e inceneratorëve. Sipas Bardhit, mazhoranca po e shndërron Parlamentin në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirit. “Fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin pagesa çdo ditë për punë ta pakryera, nuk është një çështje urgjente për ta. E kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë, koka e inceneratorëve për të dhënë shpjegime, por sado siklet dhe hall të ketë do duhet të respektohet Kushtetuta. Argumenti i tyre është se nuk ka urgjencë. Po financojnë arratinë e Zotos, Mërtirit dhe tani të Ahmetajt”, tha Bardhi në një komunikim me median pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy