
Avokatja Adriana Kalaja prezanton kandidaturën në primare për Bashkinë e Tiranës. Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ajo ka bërë një pasqyrë të karrierës së saj duke u ndalur tek diplomimi në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë në vitin 1987 dhe në 2010 Fakultetin e Drejtësisë, Dega Juridik.
Kam investuar në rritjen time profesionale dhe sot disponoj 4 liçenca, atë të Avokatit, të Kontablit të Miratuar, të Ekspertit Fiskal dhe të Ndërmjetësit.
Po kështu, kam ushtruar profesionin e mësimdhënies në degët bazë të financës dhe ekonomisë për vitet 1998-2009. Si grua, qytetare, nënë dhe gjyshe e di shumë mirë se çfarë do të thotë të marrësh përsipër sfida të tilla, aq më shumë kur përballëke një pushtet, që ka deligjitimuar votën dhe garën, i cili mbahet në këmbë nga bashkëpunimi me mafian dhe krimin për të vjedhur votat.
Por mua më pëlqen të sfidoj dhe të luftoj. Më pëlqen të luftoj për atë që është e drejtë dhe të fitoj.
Të gjithë jemi dëshmitarë të transformimit dhe përçudnimit, që Kryetari i Bashkisë Veliaj, duke ndjekur të njëjtën rrugë si ajo e shefit të tij Rama, në bashkëpunim me mafian e betonit, i kanë bërë Tiranës.
Sipas saj, sot, më shumë se kurrë, duhet një alternative serioze për shpëtimin e Tiranës, për ta pastruar atë nga “çibani Erion Veliaj” dhe gjithë çibanët e betonit shumëkatësh, që kanë mbirë me firmën e tij nëpër Tiranë.
Duke u uruar suksese në garë miqve të mi demokratë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Gert Bogdani, e bindur se nga procesi i primareve nuk do fitojë emri i kandidatit, por PDSH, nga kjo foltore zotohem se:
Do pranoj çdo rezultat, që do të dalë pas votimit nga anëtarësia dhe simpatizantët; Do jem në krah të kandidatit fitues, për të arritur fitoren ndaj së keqes së madhe të Tiranës me emrin Erion Veliaj.
Duke ju bërë thirrje të gjithëve, të bashkohemi në protestën e 12 nëntorit, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar këtë regjim, do doja t’ju kujtoja një shprehje, të nënës time, por me siguri të të gjithë nënave dhe grave heroina shqiptare: “Hajde të pastrojmë shtëpinë me themel!



