Regjisori Kastriot Çipi duke u kthyer pas në vitin 1990 në kohën e ndryshimit të sistemit, deklaroi se Ramiz Alia do vazhdonte 100 vjet në pushtet nëse studentët nuk do ishin ngritur në protestë.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, tha se nisi t’i kuptoi vetë gjërat që nuk shkonin në komunizëm dhe jo se i është dënuar ndonjë familjar.
Në vitet e para që Ramiz Alia ishte në pushtet, kisha shpresë se do ishte Gorbaçovi shqiptar.
Një ditë më thotë Robert Budina, si nuk e kupton se Ramiz Alia mbledh Byronë politike dhe i jep zarfin me rrenën A gjysmës dhe zarfin me rrenën B, gjysmës tjetër.
Ke videot e plenumeve, kush e kundërshton Ramiz Alinë? Plenumi ka 110 veta anëtarë. Ramiz Alia ka dhënë urdhër që të vriten njerëzit në kufi.
Çfarë ndodhte në Shqipëri pa urdhrin e sekretarit të parë? Ky ishte krim ndaj njerëzimit dhe nuk mund të amnistohet. I kanë pushkatuar pa gjyq dhe pa ligj.
Pse nuk është hetuar Ramiz Alia? Pse nuk janë hetuar këta që vranë njerëz në kufi? Pse nuk heton sot SPAK? Vrasje në kufi! Familjarët janë gjallë.
Edi Rama nuk ka qenë në krye të lëvizjes. Ka ardhur me lugë në brez, kur ishin ngritur të tjerët, kur ishte krijuar Komisionit Nismëtar për krijimin e Partisë Demokratike.
Iku kur pa që ishte zënë vendi ballor. Erdhi për të marrë drejtimin, por nuk e mori dot.



