Analisti Genc Burimi thotë se rruga e vetme e protestës është qëndresa e qytetarëve.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se qëndrueshmëria e protestës do të çojë në ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Sipas tij, Edi Rama nuk bie nga brenda dhe për këtë arsye duhet rrëzuar teza e tij se protesta do të shuhet.
Protesta është gjithmonë e qytetarëve, Rama është karbonizuar nga ana morale dhe politike, mund të vazhdojë të qëndrojë si Putini, si Erdogani. Ai mund të ketë monopolin e dhunës legjitime, por zemrat i ka humbur.
Protestës i duhet qëndrueshmëri, se Rama nuk bie nga brenda. Ose e dyta është faktori ndërkombëtar. Se pavarësisë së Shqipërisë nuk mjaftonte Ismail Qemali, duhej dhe kancelaria ndërkombëtare ta pranonte.
Duhet qëndrueshmëri, qoftë 500 dhe 1000. E vetmja rrugë është që në protestë të vazhdohet të qëndrohet, qoftë dhe në numër të vogël.
Se do detyrohen ndërkombëtarët të ndërhyjnë. Se Rama po iu thotë ndërkombëtarëve se kjo protestë do të shuhet. Por nuk duhet ngatërruar rënia me shuarjen.
Edi Rama nuk ka dhënë prova që në Shqipëri të organizojë sjellje të ndershme. Sillet si sulltan, duhet një rrotacion.



