Demokratët nën drejtimin e Lulzim Bashës po bëhen gati për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Basha tha se po përzgjidhen kandidatët për zgjedhjet e majit të vitit të ardhshëm.

Jemi riformatuar në një parti që e njihni si Demokratët Euroatlantikë. Mbulojmë gjithë territorit. Kemi shpallur programin dhe po finalizojmë kandidaturat për deputetë. Ky është proces intensiv edhe në rrethana normale. Por ne nuk ndodhemi në rrethana normale.

Basha tha se Partia Demokratike ka një problem të madh dhe ai është vetë kryetari i rikthyer.

Kemi një qeveri të kalbëzuar të Edi Ramës. Kemi një opozitë me një problem të madh brenda, të shkaktuar nga Sali Berisha, për shkak të problemeve me drejtësinë dhe me SHBA. Ata investohen që asgjë të mos ndryshojë. Dhe këtë e bëjnë me një pakt të ndërsjellë.

Basha tha se betejën e tij nuk e bën për një karrige.

Unë kurrë nuk e kam parë atë thirrjen time të brendshme që më futi në politikë të lidhur me një karrige. Kam axhendë të ngjeshur me takime. Kam aktivitet diplomatik me aktivitete brenda dhe jashtë vendit.