Pedagogu i drejtësisë dhe ish-kreu i KLP-së Alfred Balla duke komentuar në “Fact Check” ligjin e dekriminalizimit, tha që do të vendosë KQZ-ja si në verifikimin paraprak, ashtu edhe pas mbërritjes së fakteve nga Prokuroria.
Balla thekson se sipas ligjit mund të verifikohen vetëm kandidatët e dënuar në një vend të BE-së.
“Njësia e dekriminalizimit ka krijuar personalitetin juridik dhe administrativ, që të përballojë fluksin e personave që janë subjekt kontrolli. Ligji e ka përcaktuar që organi që do merret me verifikimin paraprak është KQZ, dhe pasi të vijë rezultati nga Prokuroria. Ai mund të jetë i dënuar jashtë BE, në një shtet të Amerikës Latine, dhe mundësia e shtetit shqiptar për ta marrë dëshminë e penalitetit është...Derisa ligji e kërkon nga një vend i BE-së....Prokuroria do mbledhë të gjitha faktet dhe do t’ia lërë KQZ-së”.
Balla tha se personalisht mendon që çdo kush që ka probleme me drejtësinë do të duhej të merrte pafajësinë para se të kandidonte.
“Personalisht do mendoja që çdo kush që ka probleme me drejtësinë, duhet të marrë fillimisht pafajësi dhe më pas t’i drejtohet popullit dhe të kërkoj mandat. Partitë e mëdha e krijojnë atë eksperiencë në 34 vite, dhe tashmë s’ia lejojnë vetes, ndërsa partitë e reja edhe për shkak të eksperiencës”.



