Dhori: Vota e diasporës mund të sjellë rotacion politik dhe të përmbysë rezultatin në qarqe

Dhori: Vota e diasporës mund të sjellë rotacion politik dhe të përmbysë rezultatin në qarqe

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të mund të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës, një moment historik që pritet të ketë ndikim të madh në politikën e vendit.

Deputetja e PD-së, Ilda Dhori, në një intervistë për "MCN Live", ka theksuar rëndësinë e votës së diasporës dhe mundësinë që ajo të ndikojë në rotacionin politik, duke përmbysur balancat politike në disa qarqe.

Ajo mendon se do të ketë një ndarje tradicionale mes dy kampeve politike, të majtës dhe të djathtës dhe se disa lëvizje të reja politike që u shfaqën në fillim kanë humbur ndikimin e tyre, duke lënë hapësirë për një ndarje të mëtejshme mes këtyre grupeve.

Gjykoj se mund të ketë një pjesë të vogël por nuk e shoh të kapitalizohet në mandate deputetesh dhe jo vetëm si përfaqësuese të politikës por edhe si qytetarë.

Nëse në fillim pati një hov për lëvizjet e reja, shoh që tani është venitur edhe me ngjarjet e fundit të shëmtuara për njerëz që kanë vizion për tu bërë lider apo kontribuues të këtij vendi në legjislativ dhe më tej.

E shoh se sërish do të kemi ndarjen tradicionale që do të shkoj midis dy kampeve, të majtë dhe të djathtë. Pajtohemqë ky interes i shtuar i diasporës për tu regjistruar he për të marrë pjese në votime, patjetër që shkon në favor të rotacionit politik.

Kam bindje që një pjesë e më mirë dhe në shumë qarqe do të ketë një disbalancë midis qarqeve brenda dhe të ndarjes së votës në diasporës të po këtij qarku.

Psh, në rastin e qarkut të Fierit, tradicionalisht e ka marrë  e majta, dhe dihet se është bastion, mendoj se vota e diasporës dhe proporcionaliteti i saj mund të përmbyset dhe të shkojnë në favor të PD-së, çka do të favorizohet një ndryshim të kësaj balance.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy