Analisti Pano Soko, thotë se opozita në Shqipëri nuk është në pushtet, për shkak se i mungon oferta politike.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se oferta politike që ofron opozita në Shqipëri, përballë ofertës së Edi Ramës te votuesit, humbet, për shkak se në krye është Sali Berisha.
Sipas tij, kryedemokrati Sali Berisha po mundohet të shuajë zërin e Ervin Salianjit, për shkak se po bën transparencë me demokratët për arsyen pse nuk janë në pushtet.
Opozita në Shqipëri nuk është në pushtet sot për shkak të aksionit të munguar opozitar, apo ngjarjeve të pakta të prodhuara nga opozita.
Nuk është sot në opozitë dhe i mungon pushteti, jo se nuk ka bërë aksione opozitare, por opozita në Shqipëri nuk është sot në pushtet, është se oferta politike që ofron opozita në Shqipëri, përballë ofertës së Edi Ramës të votuesit, humbet. Se në krye të opozitës është Berisha.
Të gjitha aksionet opozitare bëhen për të kompensuar mungesën e ofertës politike. Problemin kryesor e kanë se nuk kanë ofertën politike të nevojshme për të fituar, duke qenë se duhet të justifikohen pse nuk po vijnë në pushtet, intensifikohet aksioni politik.
Po nuk ndryshoi oferta politike që opozita i ofron popullit në momentin e zgjedhjeve, populli zgjedh Edi Ramën, se bazohet në fjalën e urtë “qorr për qorr, e kam në oborr”.
Berisha mungohet të shuajë çdo zë që thotë pse demokratët janë në opozitë dhe këtë gjë po bën Ervin Salianji. Dhe po e iu thotë me transparencë arsyet, aktorët dhe ngjarjet pse demokratët nuk janë në pushtet. Pikërisht kjo është ajo që opozita nuk do.



