Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live bëri me dije se SPAK ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.
Ai tha SPAK kopsit akuzat dhe çon në GJKKO dosjen për ish kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe vartësit e tij. Sipas Rustës, tashmë beteja e Dakos me avokatët e tij është për të siguruar pafajësinë.
SPAK kopsit akuzat dhe çon në GJKKO dosjen për ish kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako që qëndron në qeli prej 4 muajsh. Zoti Kllapi i është drejtuar gjykatës për një gjykimin në themel të kësaj çështje ku është gjetur të paktën sipas SPAK i dyshuar, fajtor Vangjush Dako për rritjen e kostove në buxhetin e shtetit dhe buxhetin e taksave në bashkinë Durrës që kanë të bëjnë konkretisht me 10-fishin sa i përket një mbrojtëse që do vendosej në Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila.
Mbi 10 herë janë rritur kostot faktivisht dhe gabimisht me firmë të Dakos shprehet Prokuroria dhe për këtë ai është fajtor për falsifikim, shpërdorim detyre. Nga ana tjetër të pandehur janë marrë dhe vartësit e Dakos. Këto janë dy akuzat paraprake që kanë dërguar në gjykim Dakon i cili vazhdon të qëndrojë në qeli dhe mbetet për tu parë nëse para festave apo ndërrimit të viteve gjykata do t’ja pranojë apo jo kërkesën e tij për tu gjykuar qoftë në një masë lirie ‘arrest shtëpie’ apo ‘detyrim paraqitje’.
Më tej ai shtoi se Dako është politikan i rëndësishëm në pushtetin lokal dhe PS dhe emri i tij ka qenë prej më shumë se dy dekadash ndër funksionarët e rëndësishëm.
Ai tashmë duhet të përballet me avokatët e tij për të siguruar pafajësinë. Me firmën e tij buxheti i shtetit në bashkinë e Durrësit i janë rritur shpenzimet.



