Goditja ndaj Berishës/ Gjipali: Nuk ka kosto për Shqipërinë, incidente të tilla ndodhin në vendet evropiane

Goditja ndaj Berishës/ Gjipali: Nuk ka kosto për Shqipërinë, incidente të tilla ndodhin në vendet evropiane

Goditja me grusht nga një person me precedent penal dje në protestën e opozitës ndaj Sali Berishës, bëri që lideri demokrat ti cilësoj si organizim të sulmit ndaj tij.

Në këtë kuadër, drejtori i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, në një lidhje me “MCN live”, vlerësoi se raste të tilla ndodhin pothuajse në çdo vend të Evropës, dhe se si ngjarje nuk ka kosto për Shqipërinë.

Nuk besoj se për imazhin e Shqipërisë ndikon , nuk ka kosto për vendin, sepse këto ngjarje janë të paparashikueshme.

Ato ndodhin, kanë ndodhur dhe do të ndodhin gjithmonë, jo nuk mendoj se kanë një efekt të tillë sepse ngjarjet ndodhin kudo, në çdo vend.

Por ajo që ndodh në këto raste, përpiqen që rastet të trajtohen sa më pak se kanë rrezikun e përsëritjes, e nxitjes së personave problematike, për personat qe duhen të bëjnë gjeste të tilla.

Këtu nuk ka vend për diskutim për sa kohë është incident, pastaj po ka interpretime të tjera, atëherë është diçka tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy