Bozdo: Ata që mbushin Foltoret nuk janë të gjithë me Berishën, duhet transformim rrënjësor i PD

Bozdo: Ata që mbushin Foltoret nuk janë të gjithë me Berishën, duhet transformim rrënjësor i PD

Sipas anëtarit të këshillit kombëtar të PD, Enno Bozdo Foltoret e Sali Berishës nuk janë të mbushura vetëm me simpatizantë të ish-liderit. Sipas tij për të tërhequr elektoratin gri, PD duhet të transformohet rrënjësisht në mesazh, në kulturë politike, në ngjarje, në kauza dhe në fytyra.

Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV Bozdo tha gjithashtu se problemet në PD kanë nisur që pas zgjedhjeve të 25 prillit, humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

“Ata që mbushin Foltoret nuk janë të gjithë me Berishën. Ata nuk janë foltore për të tërhequr elektoratin gri, ata iu flasin militantëve të partisë dhe kaq. Për të tërhequr elektoratin gri PD duhet të transformohet rrënjësisht në mesazh, në kulturë politike, në ngjarje, në kauza, në fytyra dhe gjithçka. Ky është një problem që ka qenë aty që pas zgjedhjeve të 25 prillit. Një parti e re demokratike do të kërkojë të tjera figura”, tha Bozdo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy