
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me profesorë të universiteteve publike dhe jo publike të vendit, ku foli mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.
Kreu i qeverisë theksoi se renditja e universiteteve shqiptare, “pavarësisht përparimit real, konkret, në hartën globale është e papranueshme”.
Dua t’iu bëj me dije që sikundër e kishim diskutuar me rektorët në takimin e Pragës, të atij që është pagëzuar si Komuniteti i ri Politik Evropian, unë e kam ngritur temën e universitetit si temë që duhet trajtuar nga BE për t’u miratuar dhe adresuar pa pritur që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të bëhen anëtare të BE. Ne kemi një akses të pjesshëm si vende që presin për të hyrë në BE, ndërkohë që vendet e BE me aksesin e plotë, kanë nga njëra anë mundësinë e sinergjive të menjëhershme dhe financimet ekstra të tyre. Gjë që për ne, është e pamundur për shkak se ne nuk jemi ende pjesë e BE. Ne kemi një proces dhe për hir të së vërtetës unë dua t’i falenderoj rektorët sepse shikojmë hapa kurajozë. Sepse ka një mirëmbajtje të mirë të fondeve evropiane. Dua të sjell në vëmendje shumë të rëndësishme për shifrat në UT. I cili e ka rritur financimin e fondeve në më shumë se 400 përfitues. Por, a do të thotë se gjysma ose pak më shumë se gjysma të pedagogëve të universitetit. Kjo është e jashtëzakonshme i lidershipit të ri të UT. Duke bërë që kapaciteti ynë për kërkimin shkencor të rritet në mënyrë shumë të ndjeshme. Unë e sjell këtë shembull në raport atë ça thashë më parë. Ne kemi më shumë kapacitete se dikur si rezultat i një periudhe shumë të gjatë amullie dhe prapambetjeje në trajtimin e burimeve njerëzore. Sot ky është një ndër efektet më të rëndësishme të reformës. Ne nuk kemi të ardhme tjetër veç krijimit të sinergjive dhe çeljes së universiteteve evropaiane në universitetet tona. Programet në gjuhën angleze, është një hap shumë domethënës dhe përsëri këtu dua ta përshëndes punën e bërë nga universiteti i Tiranës”.



