Begaj pret kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s: Të mbështesim Kosovën të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare

Begaj pret kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s: Të mbështesim Kosovën të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone, të cilin e falënderoi për përzgjedhjen e Shqipërisë për vizitën e tij të parë në rajon.

Kreu i Shtetit, theksoi se prania e NATO-s në rajon dhe prezenca e KFOR-it në Kosovë dëshmojnë për rëndësinë dhe vëmendjen që NATO i kushton rajonit.

“Të jemi së bashku, të diskutojmë së bashku, të gjejmë zgjidhjet së bashku sepse vetëm nëse jemi të unifikuar dhe bashkë, ne do të jemi më të fortë. Paqja dhe siguria janë dy fjalë magjike jo vetëm për rajonin tonë në kohërat që po jetojmë. Ne duhet të punojmë fort për t’i garantuar ato”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi se “duhet të mbështesim Kosovën që të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të rrisë bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe iniciativave rajonale”.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes, vijon modernizimin e Forcave të Armatosura dhe ka shtuar përfaqësimin e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s.

“Është shumë i rëndësishëm investimi në projektet infrastrukturore, si Korridori VIII dhe porti i ri Porto Romano, të cilat realizojnë ndërlidhjen strategjike dhe rrisin lëvizshmërinë ushtarake". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy