
“Kam menduar se ishte zgjedhja e duhur në kohën e duhur”, kështu iu përgjigj Nasip Naço pyetjes se përse e pranoi Ilir Meta postin e Presidentit.
Përmes emisionit “Arnautistan” në MCN TV, Naço tha se kur ka diskutuar me të i ka thënë se atij i bëhej mirë dhe vendit i bëhej mirë sepse ishte figurë me eksperiencë, por ishte në të drejtën e tij që të mbante anë apo të ishte mbi palët.
“Kolegë të mitë kanë menduar se ka qenë gabim. Personalisht kam menduar se ishte zgjedhja e duhur në kohën e duhur. Nëse ka vuajtur apo ka qenë i lumtur në atë post duhet të pyesni atë. Por kur kam diskutuar me të i kam thënë se atij i bëhej mirë dhe vendit i bëhej mirë sepse ishte figurë me eksperiencë dhe do ruante disa ekuilibra. Gjatë ushtrimit të detyrës ishte në të drejtën e tij që të mbante anë apo të ishte mbi palët”, tha Naço.



