
Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë vendimin e ish-ministrit Saimir Tahiri për të lënë mandatin e deputetit.
Kreu i shtetit deklaroi gjatë një interviste, se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askushi.
“Nuk kam koment për largimin e Tahirit. Drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush”u shpreh Meta.
I pyetur për dyshimet që thuhet se ka në Gjermani për dhënien e dritës jeshile për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe çështja “Tahiri”, Meta theksoi se qasja më pozitive që kanë të gjithë aktorët në vend është që celja e negociatave e ndihmon vendin ti adresojë më mirë shqetësimet që kanë.
“Janë dy qasje, lidhur me rëndësinë që ka celja e negociatave, vështirësitë për marrjen e një vendimi të tillë, qasja më pozitive që kanë të gjithë aktorët në vend është që celja e negociatave e ndihmon vendin ti adresojë më mirë shqetësimet që kanë dhe partnerët ndërkombërtarë por që janë artikuluar edhe brenda vendit. Celja e negociatave do të thotë më shumë instrumenta, monitorim më i ngushtë nga BE dhe një motivim i të gjithë aktorëve vendas për të arritur standarte më të larta në këtë proces”, deklaroi presidenti.



