
Politikani Arben Ristani tregoi sot nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV procedurën e shkakrkimit të kryetarit të Partisë Demokratike.
Siç shpjegoi Ristani duke u bazuar në statutin e PD, procedura nis me këshillin kombëtar, i cili kërkon ¼ e votave dhe më pas nevojitet më shumë se gjysma e anëtarësisë që të aprovojë mocionin. Më ky mocion siç shpjegoi politikani kalon në kuvendin kombëtar.
“Procedura e shkakrkimit të kryetarit nis me këshillin kombëtar, i cili kërkon ¼ e votave dhe do mbi gjysmën e anëtarësisë që të aprovojë mocionin. Më pas mocioni kalon në Kuvend. Kjo është procedura për shkarkim. Në rast se do të nisë ndonjë procedurë për ndryshime në statut kalon direkt në kuvend kombëtar dhe jo në këshill. Parashikimi im është që nëse orteku do zmadhohet nuk do ketë nevojë për këshill kombëtar”, tha Ristani.



