Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso del me reagim lidhur me një ankim të mundshëm ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, lidhur me Kuvendin dhe statutin e 11 dhjetorit, paraqitur nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Ai thotë se për të gjithë ata që janë shqetësuar nga njoftimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, sqaron se nuk është pranuar asnjë ankim ndaj vendimit që njeh Kuvendin dhe Statutin e 11 Dhjetorit.
Njoftimi i sotëm i gjykatës vetëm sqaron se ky ende është në pritje të vendimit, në qoftë se ky është ankim sipas ligjit apo sipas qejfit të disave! Nuk është pranuar për shqyrtim ende asnjë ankim. Praktikisht askush s’ka vendosur akoma nëse vendimi i 25 Marsit ka ankim apo jo. Përpjekja nëpërmjet marifeteve proceduriale apo zvarritjeve, nga ata që refuzuan t'i shihnin firmat e delegateve të Kuvendit te Demokratëve si në seli ashtu edhe në gjykatë, nuk mund të pengojë certifikimin ligjor të vullnetit të tyre!



