Rama ironizon Metën, reagon Presidenca: Kryeministrinë e mbrojmë ne, policinë dërgojeni të kapë drogën

Rama ironizon Metën, reagon Presidenca: Kryeministrinë e mbrojmë ne, policinë dërgojeni të kapë drogën

Zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi i është kundërpërgjigjur ngacmimeve të kryeministrit Edi Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste.

Me anë të një statusi në Facebook, Blushi shkruan se kryeministri nuk do të ‘ngacmohet’ nga manifestimi i presidentit Ilir Meta dhe se godina e Kryeministrisë do të jetë e sigurtë.

“Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve. E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar. Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës”, shkruan Blushi.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, Rama e ironizoi manifestimin e kreut të shtetit duke e cilësuar si “besëlidhjen e dytë të Lezhës.”

Presidenti Ilir Meta është shprehur se në 2 mars bashkë me qytetarët do çlirojnë institucionet që sipas tij kanë rënë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy