
Pedagogia Enkelejda Olldashi, njëherësh bashkëshortja e të ndjerit Sokol Olldashi, tha se nuk do e preferonte një thirrje për angazhim politik.
Unë jam qenie politike dhe nuk kam nevojë të jem anëtare apo adreoj në ndonjë forcë politike për të qenë qenie politike. Misioni im është po aq publik sa politika.
Mendimin e saj e ndau në MCN Live, duke thënë se nuk ka asnjë ndjesi për të qenë pjesë angazhimit politik.
Besoj që i jap kësaj shoqërie shumë në profesionin që jap. Më rri shumë mirë ky kostum që kam dhe unë nuk dua ta zvogëloj qenien time.



