Qendrat e votimit në zgjedhjet parlamentare më 25 prill, do të monitorohen nga kamera.
Lajmin e ka publikuar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili përmes rrjetit të tij social Twitter ka publikuar një video, ku shfaqen kamerat e sigurisë që do të instalohen në 5 199 qendra votimi.
Ai shkruan se kjo është një garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërisë, si fotografimi i votës, votimi familjar dhe votimi më shumë se një herë.
#25prill2021
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 15, 2021
Monitorimi me kamera i 5.199 Qendrave të Votimit, garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë, etj.
Zgjidh, Voto, Vendos!#zgjedhjetshqiperi2021 #kqz pic.twitter.com/J7YOXZOLIk



