
Gjykata e Posaçme i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të rikualifikojë akuzën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin, Ilir Rrapaj, për dosjen e Sterilizimit.
GJKKO kërkon që treshja të akuzohet për vjedhje e realizuar duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Dy prokuroret e SPAK pranuan sot kërkesën e gjyqtares paraprake për ndryshim të akuzës për Beqajn Rrapajn dhe Rrjepaj dhe avokatet kanë kërkuar kohe deri në 9 janar për të bërë mbrojtjen. Beqaj nga sot nën akuzë për grup kriminal.
GJKKO, e ka kërkuar rikualifikimin e veprës penale, edhe për Klodian Rrjepaj, ish- numrin dy të ministrisë së shëndetësisë dhe për biznesmenin, Ilir Rrapaj. Të tre rrezikojnë deri në 10 vjet burg, nëse SPAK vendos të rikualifikojë veprën.
SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rjepajt dhe Rrapajt dosja kishte akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.



