U përjashtua nga gara në PD, Alesia Balliu: Mesazh për këdo që e sfidon Berishën

U përjashtua nga gara në PD, Alesia Balliu: Mesazh për këdo që e sfidon Berishën

Alesia Balliu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka njoftuar dorëheqjen nga funksionet drejtuese në Partinë Demokratike, duke theksuar se do të vijojë të mbetet anëtare e saj. 

 

Në një deklaratë publike, ajo e lidhi vendimin me pakënaqësitë e krijuara dhe, sipas saj, mungesën e një gare të ndershme brenda partisë.

 

Balliu u shpreh se vendosi të largohej nga drejtimi në momentin kur konstatoi se proceset e brendshme nuk po respektonin standardet e konkurrencës. Ajo theksoi se sfida ndaj lidershipit ka qenë një nga arsyet kryesore që, sipas saj, çoi në përjashtimin e saj nga gara.

 

Kam dhënë dorëheqjen nga funksionet drejtuese, por jo si anëtare. Në momentin që pashë pakënaqësitë që ndodhnin, vendosa të jap dorëheqjen sepse nuk u respektua gara. 

 

Kjo ka ndodhur sepse unë vendosa të sfidoj Berishën dhe ai nuk ka frikë nga unë, por ka frikë nga gara, sepse, siç bënte Enver Hoxha në kohën e tij, përjashton këdo që guxon të sfidojë lidershipin.

 

Ajo shtoi se përjashtimin e mësoi përmes një telefonate nga një drejtues i lartë i Partisë Demokratike, i cili, sipas saj, ishte informuar nga Flamur Noka se nuk duhej të ishte pjesë e garës.

 

Balliu theksoi gjithashtu se ka qenë mbështetëse e një riformatimi të Partisë Demokratike dhe e hapjes së saj, duke marrë pjesë edhe në takime të ndryshme politike në këtë kuadër. Sipas saj, shpallja e kandidaturës për kryetare të PD-së u bë një javë më parë dhe përjashtimi erdhi menjëherë pas këtij vendimi.

 

Unë kam folur për riformatimin e PD-së dhe kam dashur një hapje të partisë. Para një jave shpalla kandidaturën për kryetare të PD dhe ky vendim u mor pikërisht në momentin kur sfidova liderin e PD-së. Pra, ky është një mesazh për këdo që e sfidon liderin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy