Shpopullimi/ Meta: Situata është më dëshpëruese se në vitet ’90

Shpopullimi/ Meta: Situata është më dëshpëruese se në vitet ’90

Adresimi i problemit të shpopullimit është emergjencë kombëtare sipas presidentit Ilir Meta.

Në një postim në Facebook ai i referohet një shkrimi të gazetës franceze “Le Monde” që sipas kreut të shtetit tregoj se situata në Shqipëri është më dëshpëruese se në vitet ’90

Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjiozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90. Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike”, shkruan Meta.

Ai i bën thirrje shqiptarëve të marrin në dorë fatet e tyre si e vetmja mënyrë për të rikthyer shpresën.

Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani! Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre! Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI!”, përfundon presidenti Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy