Vizita e parë pas 20 vitesh/ Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda viziton Shqipërinë

Vizita e parë pas 20 vitesh/ Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda viziton Shqipërinë

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, më 10-11 maj 2023, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Polonisë, Sh.T.Z. Andrzej Duda, i cili do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.

Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.

 Presidenti i Polonisë Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023. Ndërsa, më 11 maj 2023, ora 11:00 do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti Begaj, në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Pas ceremonive të mirëseardhjes, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim të veçantë dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, të dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë për media.

 Në pjesën e dytë të ditës, në orën 16:30, të dy presidentët do të marrin pjesë dhe do t’i drejtohen me mesazhe, forumit të përbashkët ekonomik që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet. Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

 Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy