Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur të gjithë akuzave që kryeministri Edi Rama bëri ndaj tij ditën e sotme.
Meta i bën thirrje “patronazhistëve” të cilët prej ditësh janë kthyer në qendër të vëmendjes të mos dëgjojnë fjalë e kryeministrit Rama, pasi thekson se regjimi i fuksave ka mbaruar.
Kreu i shtetit shkruan se Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm.
Të dashur “patronazhistë”,Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!
Rama tha sot se Meta është përfshirë në fushatën elektorale së bashku me Berishën.



